“Ky ishte mëngjesi im”,-ka shkruar Bieta krahas fotos duke treguar në këtë mënyrë sesa e lumtur ndihet me djalin e saj në krahë.
Gjithashtu ajo duket mjaft në formë në këtë foto duke treguar se është duke e marrë veten shpejt pas shtatzënisë.
Albani dhe Bieta tashmë kanë vite që janë partnerë, fillimisht nga ana profesionale në Top Shoë dhe më pas edhe në aspektin sentimental.
Përveç Kroi Art, moderatori ka edhe një vajzë me emrin Joel, nga martesa e tij e parë me aktoren Nigda Dako, e cila vite më parë ka qenë pjesë e kastit të programit të humorit “Portokalli”.


















