Mëngjes i acartë, gjatë ditës ftohtë por edhe intervale me diell

E publikuar: 08/04/2025 08:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e martë mbetet ende mot i ftohtë, me erëra veriore që frynë me intenzitet mesatarë deri në 7 e 8m/s.

Fillimisht do të ketë intervale me diell, e nga mesdita më shumë vransira.

Përreth viseve malore nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të dobëta dëbore, duke depërtuar edhe viseve më të ulëta.

Në mëngjes parashihen ngrica të forta me temperaturë minimale që mund të zbresin në -7C e -4C. Temperaturat maksimale shënojnë rritje të lehtë deri në 5C e 8C.

Ngricat mëngjesore po mbetën ditëve vijuese, së paku deri të premtën dhe të shtunën. Gjatë ditës në përgjithësi sa do të ketë vransira të ndryshueshme e intervale me diell.

Të enjten orëve të mbrëmjes paraqiten mundësi për riga shiu, apo edhe reshje të dobëta dëbore në vise më të larta malore.

Ndonjë rrebesh shiu parashihet në fundjavë më pas. Temperaturat maksimale gradualisht në rritje, deri në 11C e 12C ditën e enjtë dhe të premtë, e në fundjavë 16C e 18C.

Frynë erë mesatare kryesisht nga veriu e veriperëndimi e lehtë dhe mesatare 5-11m/s, njofton Mendimi për Motin.

NGA KATEGORIA