Menez dhe Mexes ishin lojtarët që i dhanë fitoren 3-1 Milanit, përballë një Cagliari që gjithsesi nuk u shfaq i vogël në “San Siro”.
Ndeshja e Milanit me Cagliarin ishte ajo e “game over” mes kuqezinjve dhe tifozerisë, por në fushë loja për Europën nuk ka përfunduar ende, ndoshta sepse ndaj sardëve Inzaghi gjeti pikërisht atë “monedhë” për të cilën bënte thirrje tifozeria me parrullat e saj, për të mbajtur në garë skuadrën e tij. Menez dhe Mexes ishin lojtarët që i dhanë fitoren 3-1 Milanit, përballë një Cagliari që gjithsesi nuk u shfaq i vogël në “San Siro” sa i përket lojës. Mos prania e tifozerisë “Ultras” nuk e ndali ekipin kuqezi, që gjeti frymëzim te një gol i Menezit në minutën e 22-të.
Ky finalizim ishte i mjaftueshëm për epërsinë deri në fillimin e pjesës së dytë kur Farias me një gjest të lartë teknik befasoi mbrojtjen vendase dhe Diego Lopezin. Gjithsesi gëzimi i miqve nuk zgjati shumë pasi 2 minuta më pas Mexes riktheu përpara të zotët e shtëpisë.
Për të vulosur fitoren mendoi sërish Menez, i ndihmuar dhe nga gjyqtari që akordoi një 11-metërsh për faull jashtë zone ndaj Cercit, të cilin sulmuesi francez e shndërroi në gol. 3-1 ishte rezultati përfundimtar në “San Siro”, falë tre golave francezë, që jo vetëm nuk lejojnë që ky të jetë “The End” për Milanin por gjithashtu mund të shërbejnë dhe si një revolucion për sezonin kuqezi dhe Inzaghin.