Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, është i ftuar në “Pressing” të T7, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Ai ka komentuar takimin e Arben Taravarit nga VLEN me Kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski.
Thaçi ka thënë se tashmë shqiptarët nuk e kanë asnjë dobi nga koalicioni VLEN.
“Ky takim shfrytëzohet nga ai që t’i mbrojë votat pasnesër, sepse votat i ka fituar me retorikë kundër shqiptarëve. Ndërkaq Arbeni dëshiron që me këtë takim t’i mbajë votuesit e tij sepse pas humbjet në zgjedhjet presidenciale ata rrezikojnë të kenë rezultat shumë të keq në zgjedhjet parlamentare”.
“Mesazhi im për shqiptarët e Maqedonisë është që tash VLEN është i padobishëm për ta. Pjesëmarrja e VLEN në qeverisje tash nuk iu sjell asnjë lloj dobie”, ka deklaruar Thaçi.