Menduh Thaçi: Ditën e parë në Qeveri do të liroj shqiptarët e “Monstrës” dhe “Sopotit” GazetaExpress E hënë, 21 Mars
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi jep garanci se ditën e parë që PDSH-ja do të bëhet pjesë e Qeverisë së Maqedonisë do ta detyrojë Parlamentin që të miratojë Ligj për amnisti për të liruar nga burgu shqiptarët e pafajshëm për rastet e montuara politike si “ Monstra”, “Sopoti” dhe rastet tjera. Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në vendbanimet e rajonit të Kumanovës.
“PDSH-ja ditën e parë që të bëhet pjesë e Qeverisë, atëherë Parlamentin menjëherë do ta angazhoj që ditën e parë të sjellë ligj për amnisti. Edhe për të burgosurit, por edhe për amnisti fiskale”, u shpreh Menduh Thaçi duke shtuar se PDSH-ja amnistinë e të burgosurve e ka bërë edhe në vitin 1998 kur e liroi nga burgu Rufi Osmanin, por edhe në rastet tjera që kanë të bëjnë me luftëtarët e UÇK-së.