Një fotografi e një qeni që flinte në një varr ishte bërë hit në Serbi më parë, që bëri që shumë njerëz të besojnë se qeni nuk pranonte vdekjen e pronarit të tij dhe shkonte të flinte tek varri.
Por, siç duket kjo nuk ishte e vërtetë. Qeni kishte një arsye tjetër pse po flinte aty. Ai ishte duke u kujdesur për katër të vegjlit, të cilët i kishte vendosur nën këtë varr për t’i mbajtur ata të ngrohtë dhe të sigurt, transmeton Lajmi.net.
Kjo gropë nën varr ishte vendi më i mirë siç duket për këtë qen. Vesna Mihajloski, një shpëtimtare e kafshëve, e morri qenin dhe të vegjlit në shtëpinë e tyre të re.
Nën kujdesin e saj, të vegjlit dhe nëna e tyre filluan të rimarrin veten dhe të bëhen më të shëndetshëm.
Ata tani janë të shëndetshëm dhe janë bërë pjesë e familjes së Vesna-së. Nuk është e vështirë që t’i ndihmosh kafshët. Në vend se ta blini një, konsiderojeni që ta shpëtoni një të tillë.