Mjekët e spitalit në Preston të Anglisë, kanë menduar se një burrë ishte i sëmurë rëndë, derisa nuk u zbulua lodra që e kishte përpirë kur ishte fëmijë.
Pacienti 47-vjeçar që nuk ndihej mirë për afro një vit, shkoi të kontrollohej vetëm kur gjendja e tij u përkeqësua, transmeton Telegrafi.
Skanimi ka gjetur masën në mushkëritë e tij, që ka bërë të mendohet se ka kancer, pasi ai për tri dekada konsumonte edhe duhan.
Mirëpo, gjatë intervenimit u zbulua se kjo masë në sistemin e frymëmarrjes, ishte një kon i vogël nga seti i lodrave, që e kishte përpirë para 40 vitesh.
Rasti është konsideruar si mister medicional, për kohën e gjatë të qëndrimit të një objekti të huaj në trup, pa shfaqur asnjë simptomë. /Telegrafi/