Banorët e ishullit Çukotski shpesh vërejnë krijesa të pazakonshme në brigjet e tyre.
Këtë vit, pas stuhive të fuqishme, kanë gjetur diçka që fillimisht ngjante me gjarpërinjtë e detit, por doli të jetë diçka krejt tjetër, transmeton Telegrafi.
Krijesat ngjyrë të hirtë dhe me kokë të madhe e trup të gjatë, ua kanë tërhequr vëmendjen peshkatarëve me anije që kalonin përgjatë pjesë veriore të detit të Beringut.
Sipas hulumtimeve të para u dukej së bëhej fjalë për disa organizma të gjallë, krimba apo gjarpërinj të detit që deri më sot nuk ka pasur rastin t’i shoh askush.
Disa pretendojnë se bëhet fjalë për ndonjë çrregullim gjenetik, por pak kush e ka qëlluar se bëhet fjalë për alga.
Nereocystic Luteke bën pjesë në familjen e algave ngjyrë hiri. Në pjesën e sipërme kanë edhe disa pjesë që ngjajnë me degët e një peme, dhe që rriten deri në 25 metra.
Por edhe pse janë mjaft të mëdha ato shfaqen mbi një herë në 20 vjet, dhe fillojnë të rriten në shkurt dhe mars dhe shpërbëhen në nëntor dhe dhjetor.
Ato kryesisht shfaqen në thellësi prej 20 metra, dhe kur ndahen nga rrënjët “lundrojnë” nëpër Oqeanin Paqësor. /Telegrafi/