Mendonte se nuk vlente për asgjë

E publikuar: 04/08/2015 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse duket se i ka të gjitha, karrierë të suksesshme si dhe trup të përkryer, këngëtarja Nicole Scherzinger kishte probleme të caktuara.

Kjo bukuroshe 37-vjeçe ka folur për sëmundjen e bulimisë, me të cilën ka luftuar për tetë vite. Ajo ka deklaruar se mendonte se nuk vlente për asgjë. “Mendoja se nuk isha mjaft e bukur, se jam trashaluqe dhe nuk vlej asgjë.

Në njërin nga albumet e mi, kam folur për problemet e mia, me ato me të cilat kam luftuar gjatë. Me këtë album mund të lidhen të gjithë ata që kanë pasur probleme të ngjashme”, ka thënë Nicole. “Kurrë nuk kam dashur të flas për këtë, kurrë nuk kam dashur të luaj rolin e viktimës dhe nuk kam dashur që familja ime të dëgjoj për këto gjëra, sepse mendoja se do t’ua thyeja zemrën.

Kjo ishte varësia ime. Kurrë nuk kam konsumuar drogë, por kjo ishte diçka si varësia”, deklaroi ajo duke folur për buliminë. Nicole-s së bukur i është dashur shumë kohë që të triumfojë ndaj këtyre problemeve dhe të fitojë pasqyrën e vërtetë për trupin e saj dhe që nga atëherë ajo është një përkrahëse e madhe e mënyrës së shëndetshme të të jetuarit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Lexo më shumë në: http://www.kosovarja-ks.com/mendonte-se-nuk-vlente-per-asgje/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright