Nëse mendoni se në Kosovë është bërë shumë ftohtë – në minus gjashtë ose shtatë gradë – atëherë e keni gabim.
Kjo pasi që në një vend në Rusi, këtë mëngjes, temperaturat kanë arritur në -43 gradë Celsius, përcjell Telegrafi.
Kjo dëshmohet edhe nga një video e postuar në Facebook, në të cilën shihet një peizazh i mbuluar me borë dhe ku termometri tregon temperaturën në atë moment.
Siç mund të shihet në video, bëhet fjalë për një vend, në pjesën e largët lindore të Siberisë.
Ky vlerësohet si një nga vendet më të ftohta në botë të banuara nga njerëz.
Përndryshe, në këtë vend, kjo nuk është temperaturë rekord, pasi në vitin 1926, temperatura më e ulët ishte matur -71.2 ° C. /Telegrafi/