Juliet Harvis nga Kinsley Common i Anglisë, ishte zgjuar rreth orës 4:30 të mëngjesit të dielës, kur edhe “biri” i saj 30-vjeç Steëart ishte kthyer në shtëpi pas një ahengu ku kishte shkuar për të festuar Halloween-in.
Por në fakt kishte ndodhur krejt diçka tjetër. Në ato momente ishte ngjitur në katin e dytë të shtëpisë djali i ri i cili kishte fjetur në dysheme lakuriq, transmeton Telegrafi.
Dhe kur ajo e pa të shtrirë në dysheme i dha një jastëk. Por, edhe pse i dehur, ai i tha “faleminderit” dhe kështu vazhdoi gjumin, derisa ajo u habit se si është e mundur që biri i saj të jetë kaq i sjellshëm.
Dyshimet kishin filluar të rriten kur në oborr nuk e pa veturën e të birit, por sërish mendoi se mund t’ju ketë prishur dhe kështu kishte vazhduar rrugën deri në shtëpi me këmbë. Dhe pas shumë supozimeve vendosi të kthehet edhe vet në shtrat.
Megjithatë, kur u zgjua disa orë më vonë e kuptoi se nuk bëhej fjalë për djalin e saj, por për një djalë tjetër të ri i quajtur Marc Campfield 29-vjeç.
Ky i ri kishte përfunduar në shtëpinë tyre pasi ishte nxjerr nga një klub i natës, pasi që kishte fjetur brenda.
Dhe pasi ishte nën ndikim të alkoolit ishte rrëzuar në rrethojat e oborrit të tyre, ku edhe ishte zhveshur pasi ishte bërë me baltë, dhe pa u menduar dy herë ishte futur në shtëpi dhe u shtri për të fjetur.
Në mëngjes e kishte gjetur bashkëshorti i Juliet i cili gjithashtu ia mësoi emrin dhe atë se çfarë kishte ndodhur.
Kështu e kishte dërguar në shtëpinë e tij me veturë, kurse Juliet e ka publikuar në profilin e saj në Facebook ngjarjen.
Ajo është e lumtur që ka përfunduar me kaq, pasi ka mundur të ndodh edhe më e keqja duke marrë parasysh faktin se kishte fjetur një i panjohur në shtëpinë e saj. /Telegrafi/