Kryesore

Menaxhmenti i RTK-së dënon sulmin e mbrëmshëm

23.08.2016 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Menaxhmenti i RTK-së dënon sulmin e mbrëmshëm

Menaxhmenti i RTK’së dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj mediumit të vetëm publik RTK, ku persona të panjohur kanë sulmuar objektin e RTK’së, me granat dore me saktësisht vendin ku janë të vendosur transmetuesit e valëve dhe gjeneratorët rreth orës 22:00
“Menaxhmenti i Radio Televizionit të Kosovës dënon ashpër sulmin me granatë dore, që ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00, në oborrin e RTK-së.

Sulmi i mbrëmshëm është sulmi më i rëndë deri më tash ndaj lirisë së medias dhe fjalës së lirë në Republikën e Kosovës, me qëllim të frikësimit të gazetarëve dhe redaktorëve të RTK, për të raportuar në mënyrë të paanshme dhe profesionale.

Menaxhmenti i RTK-së fton subjektet politike, sidomos Lëvizjen Vetëvendosje, që të ndalen gjuha e urrejtjes, kërcënimet, ofendimet dhe shantazhimet kundër Transmetuesit Publik.

Gjuha e përdorur kundër Transmetuesit Publik tregon që në shoqërinë tonë ende ka grupe e forca politike, të cilat qëllimet e veta tentojnë t’i realizojnë me dhunë, duke shtypur fjalën e lirë dhe duke mbytur lirinë e mediave.

Menaxhmenti i RTK-së konsideron se sulmi i mbrëmshëm kishte për qëllim frikësimin dhe disiplinimin politik të RTK-së. Por, kjo nuk do të ndodhë. RTK do të vazhdojë që, duke përmbushur misionin ligjor, të raportojë për të gjitha zhvillimet relevante, duke përfshirë të gjitha palët dhe akterët relevantë, pa u përfshirë asnjëherë në agjenda politike dhe elektorale. E sigurojmë audiencën tonë se ky sulm nuk do të ketë asnjë ndikim në punën tonë profesionale.

Menaxhmenti i RTK-së kërkon nga organet e rendit që të zbardhin sa më shpejt që është e mundur këtë rast dhe autorët e këtij akti terrorist të dalin para drejtësisë.

Ndërsa nga institucionet e vendit kërkojmë që të jenë më të përgjegjshëm dhe që sa më shpejt që është e mundur të zgjidhin çështjen e pronës së RTK-së dhe të sigurojnë ambient më të sigurt për punë të punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës”, shkruhet në reagim./Gazeta Express

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje