Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zhvilluar një takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport.
Në këtë takim ata biseduan për zhvillimet politike në Kosovë dhe për rolin e PDK-së si lidere opozitare, përcjell Klankosova.tv.
“E falënderova për urimet e tij për zgjedhjet e fundit në PDK dhe e informova për reformat që po i bëjmë për tu dhënë sa më shumë hapësirë njerëzve që janë rritur organikisht në PDK dhe energjive të reja që po na bashkohen në vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

















