Memli Krasniqi për Luan Haradinajn: Na e dëshmoi se atdheu është mbi të gjitha

E publikuar: 06/05/2022 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka kujtuar Luan Haradinajn në përvjetorin e vdekjes së tij.Përmes një postimi në rrjete sociale, Krasniqi thotë se Haradinaj la prapa shumë mësime me shembullin e tij persona.“Na e dëshmoi se atdheu është mbi të gjitha, në secilën sfidë e në secilën ditë”, shkroi mes tjerash Krasniqi.

Postimi i plotë:

Me 6 maj të vitit 1997, ra për të mos vdekur kurrë, një ndër pushkët e para të lirisë, Luan Haradinaj.Luani ishte vetëm 23 vjeç – por mbrapa na la shumë mësime, me shembullin e tij personal. Mes tjerash, na e dëshmoi se atdheu është mbi të gjitha, në secilën sfidë e në secilën ditë.

23 vjet ka edhe Liria e shtetit tonë sot, e cila u mundësua falë heroizmit e sakrificës së Luanit dhe bashkëluftëtarëve të tij që ranë në rrugën e çlirimit.Dëshmorët janë themeli i palëkundur i shtetit tonë. Lavdi të përjetshme!