Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi para fillimit të vizitës zyrtare, sot, në Maqedoninë e Veriut, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Universitetin Amerikan të Evropës – FON për nderimin e eurodeputetit Ilhan Kyuchyuk me titullin “Doktor Honoris Causa”.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur Kyuchyuk si raportues për Maqedoninë e Veriut dhe raportues në hije për Kosovën, në Parlamentin Evropian, ka bërë një punë të jashtëzakonshme në promovimin e të ardhmes europiane për Ballkanin Perëndimor.
“Si raportues për Maqedoninë e Veriut dhe raportues në hije për Kosovën, në Parlamentin Evropian, Ilhani ka bërë një punë të jashtëzakonshme në promovimin e të ardhmes europiane për Ballkanin Perëndimor. Ai, gjithashtu, ka kontribuar shumë edhe në zhvillimin e bashkëpunimit shkencor, arsimor, si dhe në promovimin e vlerave evropiane në përgjithësi. Gjithmonë kënaqësi takimi me të!”, shkruan lideri i PDK-së.