Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka thënë “po” ftesës së presidentes Osmani për takimin e nesërm.
Këtë e ka konfirmuar, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku për Gazetën Express.
“Po e kemi marrë ftesën dhe kryetari merr pjesë”, tha ajo.
Krasniqi, të dielën e hodhi poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës, në rast se presidentja do ta pyeste nëse e ka shumicën.
Pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka ftuar në takim liderët e partive politike për të premtën në ora 12:00, pasi që mandatari për kryeministër Albin Kurti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk arrit që në seancën e 26 tetorit t’i sigurojë 61 vota, dhe kështu të formohet Qeveria e re.

















