Memli Krasniqi bën thirrje të festojmë me prodhime vendore

E publikuar: 22/12/2015 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që t’i mbështesin sa më shumë prodhuesit vendorë. Ai madje në një status në Facebook ka bërë thirrje që edhe festat të festohen me prodhime vendore. “Duke e bërë këtë, ne të gjithë ndihmojmë zhvillimin e ekonomisë së Kosovës dhe mundësojmë hapjen e e vendeve të reja të punës. Andaj, për festat e fundvitit dëshiroj të ju rekomandoj që ta begatoni sofrën tuaj me prodhime vendore”.
Ky është postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Kompanitë tona prodhuese, nga viti në vit kanë shtuar linjat e prodhimit dhe kanë zgjëruar prezencën në treg. Cilësia e prodhimeve vendore është rritur dukshëm dhe në familje time ato kanë zëvendësuar pothuajse të gjitha prodhimet e huaja. Jo veç pse janë vendore, por sepse janë cilësore dhe të shijshme.

Si ministri, në vitet e fundit i kemi përkrahur shumë prodhuesit vendor. Gjatë këtij viti kemi përuruar disa fabrika, ndërsa shumë të tjera janë në proces të rritjes së kapaciteteve të prodhimit, edhe me ndihmën e granteve të ministrisë. Mbështetja jonë nuk do të mungojë asnjëherë, në mënyrë që tryezat tona të mbushen me prodhimet tona.

Por, mbështetja më e madhe është që secili prej nesh t’i blejë dhe t’i promovojë këto prodhime. Duke e bërë këtë, ne të gjithë ndihmojmë zhvillimin e ekonomisë së Kosovës dhe mundësojmë hapjen e e vendeve të reja të punës. Andaj, për festat e fundvitit dëshiroj të ju rekomandoj që ta begatoni sofrën tuaj me prodhime vendore.