“Me’m pas kap mu dikush për fyti qashtu, a pe sheh qet dorë, shuplak në birë t’veshit”, Gjinovci për përplasjen e Bulliqit dhe qytetarit

E publikuar: 10/02/2021 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dje në Stacionin Policor të Podujevës një qytetar e ka denoncuar kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqin, për sulm verbal e fizik.

Ndërsa, aktivisti Rron Gjinovci në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se është shumë e qartë që e gjitha është inskenim.

Lexo Edhe:
Ky është kandidati për deputet i AAK-së që mbeti i lënduar nga aksidenti në Deçan
“Vallahi me pas kon unë kryetar i komune dhe me mu kap një qytetar qashtu për fyti, a pe sheh qet dorë shuplak në birë t’veshit, ish dasht ai me vazhdu CT për me kqyr trutë a i ka mirë masnena. Po ku ke në botë me kap njerëzit për fyti”, thotë Gjinovci.

“Shumë e qartë që është inskenim. Nuk besoj që ndonjëri prej juve kishit leju që me ju afru në atë afërsi, bile ai kurgjo nuk i bën, tek e fundit vec e shtyn krijon distancë”, shton ai.

Gazeta Express sot ka publikuar ekskluzivisht videon ku shihet momenti i përplasjes fizike mes kryetarit të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqit dhe qytetarit.