Thomas Melia: SHBA’ja po mbështet fuqishëm Kosovën

E publikuar: 06/06/2016 00:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thomas O Melia Amerikai Kulugyminiszterium helyettes allamtitkara

​Ndihmës Administratori i USAID’it për Evropën dhe Euroazinë, Thomas Melia, pas një udhëtimi në Ballkan, ka thënë se korrupsioni mbetet problem madhor për vendet e rajonit.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Melia tha se është në interesin e Shteteve të Bashkuara të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik dhe politik të rajonit, si një mënyrë për të eliminuar faktorët që ushqejnë radikalizmin.

“Kosova është vendi më i ri në rajon dhe Shtetet e Bashkuara po e mbështesin me forcë për të ndërtuar institucionet e një vendi sovran. Dhe si edhe vendet e tjera të rajonit, del nga një periudhë shtypjeje, gjë që e ka bërë vështirë për njerëzit të gjejnë balancën e duhur mes mosmarrëveshjeve për politikën dhe përparësive në një mënyrë konstruktive”, ka thënë Melia, teksa ka shtuar se, po shpesh politika mund të jetë e zjarrtë, disa herë në kuptimin e parë të fjalës dhe ne po përpiqemi të ndihmojmë që në Kosovë të merren vendime të informuara.

“Por një nga zgjidhjet për problemet e rajonit, është shpërndarje më e gjerë e mirëqenies. Bëhet fjalë për vende të vogla fqinjë që duhet të gjejnë mënyra për të bashkëpunuar për tregti ndërkombëtare, siguri rajonale të energjisë, rrjete rajonale të tjera”, ka shtuar ai.

Melia ka thënë se pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe luftërave të viteve ‘90, do të jetë e vështirë por një nga zgjidhjet është ndarja më e balancuar e mirëqenies dhe për këtë qëllim, disa programe të USAID-it po ndihmojnë fermerët, infrastrukturën e bujqësisë dhe veçanërisht që standardet e prodhimit të këtyre vendeve të përputhen me ato të Bashkimit Evropiane dhe në Amerikë në mënyrë që të eksportohen më gjerë.

“Dhe po bëhet përparim në këtë drejtim në Kosovë dhe vende të tjera”.