Është zbuluar një shtatore prej druri e Melania Trump në Slloveni.
Në Sevnica, vendlindja e zonjës së parë të SHBA-ve, është gdhendur një pemë dhe në të u bë shtatorja e Melania Trump, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.
Qyteti slloven i zonjës së parë të Amerikës tani mburret edhe me shtatoren e të famshmes Melania Trump.
Kjo statujë u zbulua në periferi të Sevnicës, të premtën, e punuar nga një artist amerikan 39 vjeçar, Barad Downey, i cili thotë se është monumenti i parë që i është kushtuar gruas së Donald Trump.
Për këtë skulpturë është gdhendur me sharrë një pemë dhe u bë imazhi i Melanias kur ishte veshur me një fustan blu.
“Unë mund ta kuptoj pse njerëzit mund ta mendojnë se kjo i bie si një përshkrim i pamjes së saj fizike”, tha autori i saj, duke këmbëngulur se rezultati përfundimtar është “absolutisht i bukur”.
Një banore e këtij vendi e quajti Melanian heroinë të Sllovenisë.