Soualiho Meite pëlqehet shumë nga Interi.
Sipas FcInterNews.it klubi zikaltër është duke e ndjekur me kujdes francezin që iu bashkua Torinos në verën e 2018.
Flitet se Torino e vlerëson lojtarin në mes 12 dhe 15 milionë euro, por vlera e tij mund të rritet nëse ai vazhdon me paraqitje të mira.
Soualiho Meite në duel me Nicola Rigonin e Cheivos (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)
Meite iu bashkua klubit italian nga Monaco për pas huazimit të suksesshëm për gjysmë sezoni te Bordeaux.
Në të kaluarën mesfushori ka qenë pjesë e Lille dhe Auxerre.
Në katër paraqitje për Torinon në Serie A lojtari ka shënuar dy gola, njërin nga ata ndaj Interit në barazimin 2-2.
Golin tjetër e ka shënuar ndaj Udineses në barazimin 1-1. /Telegrafi/

















