Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, është takuar me shefin e misionit për Kosovën të FMN-së, Gabriel Di Bellatha.
Mehmeti pas takimit në një konferencë për medie duke e falënderuar për mbështetjen tha se drejtuesit e FMN-së i ka njoftuar për zhvillimet në sistemin financiar me ç’rast tha se po kontribuojnë në ekonominë e vendit.
Me këtë rast, Mehmeti përmendi rritjen e vlerës së aseteve në 4.6 miliardë, vlerën e kredive në 4 miliardë euro dhe depozitat në 5 miliardë euro.
“Gjatë këtyre takimeve i kemi i formuar drejtuesit e FMN-së për zhvillimet e sistemit financiar, i cili është mirë dhe me rritje dyshifrore dhe do të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit”.
“Vlera e asteve është 4.6 miliardë euro, ndërsa kreditimi është 4 miliardë euro, dhe kjo tregon se sistemi bankar vazhdon ta jap kontribut në ekonominë e Kosovës. Depozitimi është rritur në 5 miliardë euro”, tha Mehmeti.
“Unë besoj se bashkëpunimi me FMN do të rritet edhe në të ardhmen, dhe dua ta falënderoj për ndihmën që po ia jep Kosovës e në veçanti BQK-së”, tha tutje Mehmeti.