Mehmetaj: FIT-i është afër të largohet nga Policia e Kosovës

E publikuar: 19/10/2023 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
PoliciaKfor-Mitrovic

Gazetari Lirim Mehmetaj ka paralajmëruar se Njësia Speciale Intervenuese, apo njësia më elitare e Policisë së Kosovës që njihet si FIT, mund të largohet nga kjo organizatë.

Mehmetaj në “Debat Plus” tha se kjo për shkak se ata ndihen të mashtruar nga Qeveria Kurti.

“Njësia Speciale Intervenuese është afër me u largu krejtësisht, cka po i mban ata është kodi moral dhe besnikëria ndaj shtetit, sepse në mënyrën që janë gënjyer, ata ishin larguar. Ata janë njësia më elitë e policisë, përveç heroizmave, ata janë investim milionësh i shtetit, janë aset i çmueshëm. Largimi i tyre nuk nënkupton vetëm disa individë, por nënkupton largim investimi milionësh”, tha ai.

Mehmetaj tha se brenda kësaj njësie policore ka pasur pakënaqësi edhe për aksionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.