Bayer Leverkusen konfirmoi blerjen e sulmuesit te Freiburg, Admir Mehmedi. Zvicerani me origjine shqiptare firmosi nje kontrate 4 vjecare. Njoftimi per transferimin e 24 vjecarit qe ishte futbollist i lire, u dha ne Twitter. “Enderra ime eshte Champions League dhe me kete klub mund ta bej realitet”- u shpreh sulmuesi per web-in e Leverkusen.
“Bayer me ka impresionuar sezonin e fundit dhe jo vetem ne ndeshjet ndaj Freiburg. Mendoj se eshte dicka e madhe qe ndodhem ketu” – vazhdoi Mehmedi. Ai u bashkua me Freiburg nga Dynamo Kiev ne Korrikun e 2013 ne nje sezon huazim. Levizje qe u kthye ne perfundimtare ne 2014 per shumen e 6 milione Eurove.
Futbollisti nga Gostivari shenoi 20 gola ne 75 ndeshje per Freiburg. Me superlativa per te flet drejtori sportiv i aspirinave i cili sheh tek Mehmedi njeriun qe ploteson kerkesat ne merkato te Leverkusen. Nje lojtar i shpejte, teknik, i forte fizikisht dhe inteligjent ne fushe, ai pritet te rrise nivelin e sulmit te Bayer. Mehmedi, qe shenoi nje gol ne Brazil 2014, ka luajtur 31 ndeshje per Zvicren duke shenuar 2 gola./ss/