Mehaj: Vitin 2021 e mbyllëm me përqindjen më të lartë të shpenzimit të buxhetit

E publikuar: 15/01/2022 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mehaj

Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë krahasimin e shpenzimeve të buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes në tre vitet e fundit, duke thënë se vitin 2021 e mbyllën me përqindjen më të lartë të shpenzimit të buxhetit që kishte pasur ndonjëherë Ministria e Mbrojtjes.

“Për vitin 2022 me përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kemi siguruar buxhetin më të madh që kemi pasur ndonjëherë, 103 milionë euro janë në dispozicion të ushtrisë tonë”, ka shkruar Mehaj, transmeton Klankosova.tv.

Ky është krahasimi i shpenzimit të buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes për tre vitet e fundit, sipas Mehajt:

Viti 2019, buxheti i shpenzuar – 85 përqind

Viti 2020, buxheti i shpenzuar – 86 përqind

Viti 2021, buxheti i shpenzuar – 96 përqind

“Progresi i arritur dhe përkushtimi i treguar në udhëheqje e qeverisje për 9 muajt e kaluar, do të na karakterizojë edhe në vitet në vijim, madje me intenzitet edhe më të lartë, kjo është rruga e vetme e suksesit”, u shpreh tutje ministri.