Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka pritur në takim komandantin e gardës kombëtare të IOWA-s, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjeneral major Ben Corell.
“Në takim diskutuam rreth situatës së sigurisë, me zhvillimet brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe me punën që është duke u bërë për të arritur përmbushjen e objektivave tona strategjike, të cilat janë në funksion të plotë të zhvillimit dhe forcimit të ushtrisë sonë”, ka shkruar Mehaj në facebook..
Sipas Mehajt, bashkëpunimi i kultivuar me gardën kombëtare të IOËA-së, është ndërtuar falë angazhimit, përkushtimit dhe besimit të dyanshëm.
“Ky bashkëpunim është vlerësuar lart edhe nga gjenerali Corell, i cili shprehu bindjen se të njëjtin do ta thellojmë edhe më tutje. Falënderova Gjeneral Correll për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar nga garda kombëtare e IOËA-së për më shumë së një dekadë”.