Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u takua me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagir Sakar.
Gjatë takimit, Mehaj e Sakar biseduan në lidhje me situatën aktuale të sigurisë në vend e rajon por edhe me të arriturat e FSK-së deri më tani.
“Atë, gjithashtu e falënderova dhe i shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për Republikën e Turqisë, për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së”, ka shkruar Mehaj, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, në njoftim thuhet se Sakar premtoi se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha fushat në mënyrë që të përmbushen synimet.
“Në fund, u dakorduam që bashkëpunimi në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave të dy vendeve të fuqizohet edhe më tej në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë”, shkroi Mehaj.