Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë pjesë sot në mbledhjen e ministrave të 44 shteteve të botës, të drejtuar nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd J. Austin III, në kuadër Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.Ambasada amerikane në Prishtinë ka publikuar një fotografi dhe videon hyrëse të këtij takimi, në të cilën Kosova po merr pjesë si anëtare e re.
“Sot, Ministri kosovar i Mbrojtjes, Armend Mehaj, virtualisht i është bashkuar Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd J. Austin III dhe kolegëve nga shtetet nga e gjithë bota, të zotuar për ndihmë ndaj Ukrainës në luftën e saj ndaj pushtuesve rusë. Kjo është mbledhja e dytë e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.