Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka folur edhe për shërbimin ushtarak të detyrueshëm.
Ai ka thënë se momentalisht plani është i hartuar për ushtri profesionale, por që janë duke shqyrtuar mundësitë që në të ardhmen të futet edhe ushtria e detyrueshme.
“Kemi plan të veprimit konkret. Sa i përket ushtrisë së detyrueshme, kjo është ëndrra e çdo qytetari të Republikës të Kosovës, përkohësisht plani është i hartuar për ushtri profesionale dhe jemi duke i parë mundësitë në çfarë plani mundet me u shtri ushtria e obligueshme në të ardhmen, shkruan Klankosova. Këtu mendoj se duhet parë shtetet baltike, sepse kanë pasur probleme me Rusinë. Interesimi është i madh. Kur kemi pasur konkurs garën e kaluar kanë qenë 400 aplikacione dhe kanë qenë 6 mijë aplikacione. Një nga objektivat kyçe që kam, është me e rritë numrin e grave”, ka thënë Mehaj.


















