Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka ndarë medalje dhe mirënjohje për ushtarakët dhe zyrtarët më të dalluar të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes gjatë vitit 2022.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, u ka uruar suksese në fushën e tyre.
“Shumë urime për të gjithë e suksese edhe në të ardhmen në karrierën profesionale e institucionale! Mirënjohje e lartë për shërbimin institucional e patriotik!”,ka shkruar Mehaj.
Me medalje “Shërbim i Shquar” janë dekoruar nënkolonel Fadil Sahitin, major Remzi Bushin, major Fatmir Lamin, major Manushaqe Nurën, kapiten Arlind Bajramin, kapiten Gëzim Avdiun, toger Nuhi Pronaj, rreshter major Faton Bujupi, rreshter master, Faik Kurtishi, rreshter i klasit të parë, Astrit Bashota, rreshter shtabor Blerim Teraku, rreshter shtabor, Naim Berisha, rreshter shtabor Nazif Latifi, rreshter Marigona Haxhiu, rreshter Arjan Zogaj, dhe ushtare e klasit të parë, Entrita Brahimi.
Me “Mirënjohje”janë dekoruar zëvendësshefi i Kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm, Burim Abazi, zyrtarin për plane dhe analiza buxhetore, Bashkim Asllani, shefi i sektorit për plane dhe analiza logjistike, Enver Mehmeti, zyrtarja e transformimit, modernizimit dhe standardizimit, Miradie Bajrami, ligjëruesja e QSU-së, Prof.Dr. Durim Abdullahu, zyrtarja ligjore të SHPFSK-së, Albana Çeku dhe zyrtari i administratës të SHPFSK-së, Luan Trepça.