Alban Meha aktualisht është lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Paderbornin ka përfunduar.
Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë është në kërkim të një klubi të ri dhe interesimet për të nuk mungojnë.
Pas Stuttgartit që po e kërkon mesfushorin mitrovicas, së fundmi në skenë ka dalë edhe gjiganti gjerman Schalke 04.
Schalke ka mbetur pa trajner pas dorëheqjes së Di Matteos, ndërsa në vend të tij mund të vijë Andre Breitenreiter, trajner që e pëlqen shumë lojën e mesfushorit shqiptar.
Largimi i Kevin Prince Boateng nga skuadra gjermane mund t’ia hapë dyert Mehës që ta veshë fanellën e Schalkes nga stinori i ri.
Gjithsesi, Meha pa klub nuk do të mbetet pas paraqitjeve të shkëlqyera këtë edicion në Bundesligë, ndërsa tani i mbetet vetëm të zgjedhë se në cilën skuadër do të transferohet pasi ofertat nuk po mungojnë. /Telegrafi/