Hertha e Berlinit regjistroi fitore të madhe dhe që sado kudo e largon nga zona e rrezikut, ndërsa mesfushori shqiptar, Alban Meha, me Paderbornin, nuk i kanë punët mirë, pasi që vetëm janë fundosur në Bundesliga I. Hertha shënoi fitore me rezultat 2:0, në sfidën e javës së 27-të.
Futbollisti Meha u paraqit standard, por jo që të kthehen me rezultat të favorshëm nga Berlini.
Stocker në minutën e 68-të dhe Schulz në atë të 88-tën shënuan për fitoren e Hertha-s, ndërsa për Paderbornin ishte një goditje e rëndë,e cila tani renditet në vend të 17-të me 24 pikë, kurse Hertha ngjitet e 11-ta me 32 pikë.