Megatenderi 7-milionësh i Ministrisë së Administratës

E publikuar: 23/09/2016 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Administratës Publike (MAP) ka zgjedhur 7 konsorciume si fitues të tenderëve për ndërtim të shkollave dhe sallave sportive nëpër vende të ndryshme të Kosovës e ku vlera totale e kontratave është më shumë se 7 milionë euro.

Në njoftimin e publikuar në uebfaqe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) shihet se fitues i Lotit të parë të këtij tenderi për ndërtimin e shkollës në fshatin Magurë, të komunës së Lipjanit, është përzgjedhur konsorciumi “Arberi-NS & Arhiko-ing” e ku vlera e kontratës është 1 milion e 319 mijë euro, shkruan Zëri.
Sipas njoftimit të publikuar nga KRPP-ja shihet se në këtë proces prokurimi kanë aplikuar 26 kompani.

Po ashtu, edhe për ndërtimin e shkollës në fshatin Pozharan të Vitisë sipas njoftimit të publikuar nga KRPP-ja shihet se kanë aplikuar 24 kompani e ku fitues është shpallur konsorciumi “Area & Kewin”. Vlera e kontratës për realizimin e këtij projekti është 1 milion e 379 mijë euro e ku në këtë proces të prokurimit kanë aplikuar gjithsej 24 kompani.