Lajmet

Mega- Skandali me Demarkacionin. Nesër tentohet kontrabandimi! (DOKUMENTE)

30.05.2016 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mega- Skandali me Demarkacionin. Nesër tentohet kontrabandimi! (DOKUMENTE)

Raportimi i kryetarit të Komisionit Shtetëror për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Murat Meha në komisionin parlamentar për Integrime Evropiane i paraparë të ndodhë gjatë ditës së nesërme, është një tentativë për “kontrabandim” të demarkacionit.

Kjo për faktin se me këtë veprim koalicioni PDK- LDK, po e shkelë Rezolutën e Kuvendit të Kosovës të miratuar më 25 qershor 2015, që kishte të bënte me demarkacionin me Malin e Zi, kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic. Sipas kësaj rezolute, Komisioni shtetëror për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, së bashku me Qeverinë e Kosovës do të duhej të raportonin fillimisht në Komisionin për Planifikim Hapësinor, raporton Gazeta Blic.

Ikja që të mos i raportohet këtij komisioni, ka bërë që të shkelet pika e dytë e Rezolutës së Kuvendit, që ka të bëjë me demarkacionin, ku thuhet: Kuvendit dhe komisioneve përgjegjëse t’u dorëzohen me shkrim: dosja, hartat dhe analizat lidhur me demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi”.

Kjo është REZOLUTA E KUVENDIT, që nuk u respektua 

Untitled

Burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur se përpos që nuk është raportuar në Komisionin për Planifikim Hapësinor, nuk u është dhënë asnjë material në lidhje me këtë proces. Mirëpo, shtojnë këto burime, edhe kur ishte raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme, prezente nuk ka qenë qeveria, që do të duhej të ishte.

Për më tepër nuk është respektuar as përfundimi i nxjerrë nga Kryesia e Kuvendit, i datës 22 janar 2016,  ku “udhëzohet Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor që të veproj në pajtim me nenin 65.5 të Rregullores së Kuvendit lidhur me shqyrtimin e shkresave dhe të dokumentacionit që ka të bëjë me demarkacionin me Malin e Zi”.

Ky është PËRFUNDIMI i Kryesisë së Kuvendit që poashtu nuk u respektua

Untitled1

Ndaj paralajmërimit për raportimin e nesërm të Murat Mehës në Komisionin për Integrime Evropiane, ka dalë kundër edhe deputeti i PDK-së, Shaip Muja.

Gazeta Blic e ka siguruar nga burime brenda Kuvendit të Kosovës, një email që Muja ua ka nisur anëtarëve të Komisionit për Planifikim Hapësinor, ku raportimin e nesërm të Mehës e ka quajtur pa kurrfarë efekti, përpos atij mediatik.

“Raportimi i Komisionit Shtëtror në komisione, cfarëdo qofshin ato, pa u njoftuar paraprakisht me materialin deputetët, është pa asnjë edeket, sepse anëtarët e komisionit do të dëgjojnë ato që i kanë dëgjuar nga gushi i vitit 2015”, thuhej ndër të tjera ne emailin që Muja ua ka nisur deputetëve.

Deputeti Muja, poashtu ka kërkuar nga kolegët e tij opozitarë në Komisionin për Planifikim Hapësinor “Lahi Brahimaj, Haxhi Shala e Sali Salihu që të japin kontributin e tyre institucional, pa dashur që t’jua prishi edhe angazhimet e juaja institucionale kundërshtuese qoftë me demonstrime, qoftë me mjete tjera për ta penguar këtë çështje, sepse kjo çështje s’ka marrë ende shpjegimin zyrtar, të plotë, prandaj si e tillë është pa efekte juridike dhe pa probleme ndërkombëtare, sepse Mali i Zi bëhet për dy muaj anëtar i NATO-s dhe ne kemi marrë MSA-në. Na mbetet të jemi pjesë në dialog dhe analiza për demarkacionin me Malin e Zi, në të kundërtën BE do të adresojë problemin tek opozita dhe ne që do të kundërshtojnë në rast se vjen në seancë plenare”

Në këtë email, Muja ka dhënë edhe disa opsione shumë të qëndrueshme se si të zgjidhet kjo çështjë dhe të mos pengohet fare liberalizimi i vizave, pra që t’i argumentohet BE-së, që liberalizimi nuk mund të kushtëzohet me demarkacionin.

I kontaktuar nga Gazeta Blic, deputeti Muja e ka konfirmuar emailin e siguruar nga Gazeta Blic, derisa ka shtuar se Komisioni për Planifikim Hapësinor, në bazë të përgjegjësisë së Kryesisë së Kuvendit duhet të marrë zyrtarisht materialin e demarkacionit. Ai ka thënë se as Komisioni për Integrime e as ai për Punë të Jashme nuk e kanë këtë të drejtë, sepse siç ka thënë ai, edhe Rezoluta e Kuvendit e obligon që çështja e demarkacionit të vijë tek komisioni funksional.

Gazeta Blic do ta publikoj të plotë edhe emailin që Muja ua ka nisur sot deputetëve: 

muja

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit