Nënkryetari i Partisë Progresive të Serbisë, Nebojsa Stefanovic, ka deklaruar se koalicioni i prirë nga kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka fituar 60 për qind të votave në Medvegjë.
Ai në një konferencë për media ka thënë se këto janë rezultate preliminare dhe se Vuçiq ka fituar 80 për qind të votave të elektoratit serb. Stefanoviq ka shtuar se dy partitë shqiptare kanë fituar mes 24 dhe 25 për qind të votave.
“Është e rëndësishme se fitorja e madhe vjen pas presionit të lartë në Medvegjë, me pjesëmarrjen e disa institucioneve ndërkombëtare. Kishte prova që të votohej me dokumente jo valide”,ka thënë ai raporton tanjug, transmeton koha.net.
Ai në fund shtoi se “Medvegja është komunë e Serbisë dhe duhet të mbrohen interesat kombëtare”.