Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, sot dhe nesër do të jetë në Kosovë, ka raportuar agjencia e lajmeve serbe Tanjug.
Nuk dihet nëse ka leje nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Sipas Tanjugut, Petkoviq sot në ora 8:45 është planifikuar që të marrë pjesë në liturgjinë me rastin e festës së të Parë.
Më pas, Petkoviq do të marrë pjesë në prerjen e tortës në sheshin e të ashtuquaujtur “Srbija” në fshatin Gornje Kusca.
Petkoviviqt i është refuzuar disa herë leja e hyrjes në Kosovë për shkak të propagandës së tij.