Mediumi serb komenton fotografinë e takimit: Vuçiq me shikim të lodhur, Kurti gjysmë i buzëqeshur

E publikuar: 27/02/2023 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti Vucic-Borell-Lajcak

Qëndrimin dhe shprehjen e mimikave të fytyrave të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq në nisjen e takimit në Bruksel, i ka analizuar një medium serb.

Pak pas orës 17:00, shkruan nova.rs, kamerat kanë kapur disa gjëra.

“Vuçiq me shikim të lodhur dhe Kurti gjysmë i buzëqeshur me biskota dhe coca-cola: Çfarë pamë në fotografinë nga Brukseli”, është titulli i vendosur nga mediumi.

Sipas mediumit, është evidente që presidenti serb Vuçiq nuk ka buzëqeshur dhe ka qenë tejet serioz, sikurse mesazhet që ka pranuar nuk kanë korresponduar me ambiciet e tij para takimit, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, Kurti në anën tjetër, e ka mirëpritur fillim-takimin me një buzëqeshje në fytyrë.

Çfarë ka kapur vëmendjen gjithashtu në tavolinën e negociatave, janë edhe pijet “Coca-Cola” sikurse në takimin e kaluar.

Këtë herë s’kishte ëmbëlsira, por mediumi shkruan se aty kishte biskota si zëvendësim. /GazetaExpress