Mediumi italian: Moska po e ndez konfliktin në Kosovë

E publikuar: 06/11/2022 19:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mitrovica veriore

Mediumi italian “La Repubblica” ka shkruar për situatën e krijuar në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas këtij mediumi, Moska po e ndez konfliktin në Kosovë.

“Këtë herë shpërthimi është edhe më afër Italisë. Një zjarr mbi të cilin fryjnë me kokëfortësi emisarët e Kremlinit, me të njëjtin objektiv të pushtimit të Ukrainës: Të vihet në dyshim arkitektura e sigurisë në Evropë e projektuar në tridhjetë vitet e fundit. Duke filluar nga ku filloi gjithçka: Ballkani. Dje në Kosovë përfaqësuesit e minoritetit serb dhanë dorëheqje në bllok”, thuhet në shkrimin e publikuar nga “La Repubblica”, transmeton Klankosova.tv

Kujtojmë se të shtunën Lista Serbe dha dorëheqje nga të gjitha institucionet e vendit, me ç’rast edhe policët e komunitetit serb në Kosovë, i zhveshën uniformat. Ndërkaq, sot ky subjekt politik ka thirrur protestë në veri të vendit, tubim ky që u përcoll pa incidente.