
“Regjimi kërkon një përsëritje të Banjskës”. Ky është titulli i mediumit investigativ Radar në Serbi, i cili duke u mbështetur në burime të mirëinformuara raporton se një grup i të rinjve nga Kosova të udhëhequr nga disa pjesëmarrës në sulmin terrorist në Banjskë, tashmë ndodhen në tendat e oborrit të Presidencës dhe se po përgatisin provokime në protestën e nesërme që pritet të mbahet në qendër të Beogradit.
Kështu, duke u mbështetur në burimet e saj, Radar raporton përveç grupeve të tjera kriminale, është mbledhur edhe një grup special, i përbërë nga të rinj nga veriu i Kosovës, i udhëhequr nga disa pjesëmarrës në sulmin terrorist në Banjskë.
“Ka informacione relevante se janë sjellë të rinj nga veriu i Kosovës për të filluar konflikt me njerëzit që po protestojnë para Presidencës, për të provokuar ndërhyrjen e policisë me gurë dhe pastaj të thuhet se dikush ka qëlluar në polici”, shkruan Radar duke u mbështetur në burime anonime.
Dhe krejt sipas Radarit, nisi pas një ‘ligjerate’ që presidenti serb Aleksandar Vuçiq e tha në RTS-në për raportim “të gabuar” për protestat më masive në historinë e Nishit erdhi disi paralelisht me angazhimin e hapur të njerëzve nga mjedisi kriminal që qeveria vendos mes vetes dhe popullit, përballë Presidencës dhe Kuvendit në Beograd
Arsyeja për këtë, si dhe njoftimet e egra për “dhunë të madhe” më 15 mars në Beograd, thonë bashkëbiseduesit e Radarit, është frika e autoriteteve, nën kupolën e çarë të fabrikës së tyre mediatike të gënjeshtrës.
Për më tepër, vlerësimet e deklaruara publikisht të presidentit se “revolucioni me ngjyrë ka depërtuar në shërbimet e sigurisë”, si dhe kontrollet dhe spastrimet e mëparshme në atë sektor për të cilin shkruante Radar, janë konfirmim se, për të mbijetuar, gënjeshtra tani duhet të bëjë thirrje për dhunë të zhveshur, për të rikthyer legjitimitetin e humbur të autoriteteve dhe për të imponuar veten si një paqebërës që e bën thirrjen për paqen në konflikt.
Përveç përmasave masive të protestave, një problem i madh për regjimin është mungesa e vullnetit të policisë për të ndërhyrë kundër popullit.
Prandaj, sipas Radarit ka nevojë për incidente që do të shërbenin si shkas në konfliktin e pretenduar mes dy palëve të shoqërisë, pra që policia e demoralizuar dhe e çorientuar të vendoset kundër popullit dhe të ndërhyjë në përmasa të gjera.
Për këtë qëllim, u ngrit një “roje e vdekur”, në formën e një kampi të rrethuar në parkun e pallatit, për t’u dhënë mundësinë autorëve të mundshëm të dhunës të vepronin më parë dhe jo në mënyrë reaguese, dhe kështu të kontrollonin më lehtë të gjithë procesin. Ky kamp u vetëquajt “studentët që duan të mësojnë.