Mediumi boshnjak jep detaje se si u “arratis” Dodik nga Bosnja

E publikuar: 25/03/2025 18:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, është larguar nga shteti.

Mediumi boshnjak ‘Oslobodjenje‘ me burime ka treguar se si iu është bërë e mundur Dodikut largimi nga shteti.

Sipas mediumit, një kolonë prej pesë automjetesh të pashënuara nën rotacion ka kaluar mbrëmë rreth orës 18:30 në vendkalimin kufitar të Raçës në Bosnje.

Kolonën e automjeteve s’e ka ndalur askush dhe rampa, e cila normalisht ishte ulur, është ngritur. Kolona ka kaluar në këtë pikë kufitare pa pengesa.

Besohet se në një nga veturat në kolonë gjithashtu ishte edhe Dodiku.

Largimi i Dodikut shkaktoi reagim të Policisë Kufitare në Bosnjë-Hercegovinë, pasi me urdhër të drejtorit Mirko Kupresakoviq nisi një hetim mbi mënyrën se si ai e ka kaluar kufirin shtetëror.

Dodik me një delegacion zbarkoi të martën në aeroportin Ben Gurion në Tel-Aviv të Izraelit.

Ai shkoi në Izrael për konferencën kundër antisemitizmit, që pritet të mbahet më 26 dhe 27 mars në Jerusalem.