Kjo e shtunë e mbajtur të “zënë” qytetin e Durrësit, që priti takimin informal mes 6 kryeministrave të shteteve të ballkanit perëndimor, ku objektiv kryesor ka qenë diskutimi për krijimin e një tregu të përbashkët ekonomik.
Në përfundim të takimit, kryeministri Edi Rama dhe eurokomisioneri Johannes Hahn janë përballur me mediat nga ku kanë deklaruar se janë diskutuar mbi 100 pika të cilat mund të kthehen në plane konkrete për të jetësuar një ombrellë të madhe ekonomike, ku do të mund të “fusin kokën” të gjitha shtetet e rajonit.
Por jo për të gjithë, një ide e përbashkimi ekonomik është ideja e duhur, sidomos kur ajo nuk është konsultuar në planin ekonomik dhe nga vetë specialistët e fushës. I këtij mendimi është kreu i Partisë Republikane në Shqipëri Fatmir Mediu, i cili shprehet se ideja e një tregu ballkanik nuk është e re për historinë e rajonit. Mediu shprehet se deri më tani kryeministri Edi Rama nuk ka treguar asgjë konkrete në lidhje me planin në të cilin bën pjesë. Kësisoj, sipas kreut të PR-së, shumëkush mbetet
I lënë jashtë tablosë së madhe që do t’i mundësontë të shihte të plotë qëllimin e tregut të përbashkët ekonomik. Sipas Mediut, Rama duhet të kërkojë menjëherë mendimin e ekspertëve të ekonomisë, pasi ata mund të sqarojnë më së miri nëse nga ky plan, Shqipëria përfiton apo humb më shumë, si dhe se çfarë pozicioni do t’i japë kjo politikë vendit në skakierën e vogël të rajonit.
Madje, Mediu ironizon Ramën, duke thënë se nuk pret prej kryeministrit të Shqipërisë dhe “vëllait” të tij Aleksander Vuçiç, që të japin vendime për ekonominë e rajonit, duke shtuar se një aktor i rëndësishëm që po lihet jashtë është dhe Amerika.
POSTIMI:
Te dashur miq
Asnje ide nuk eshte per tu perkrahur apo hedhur poshte apriori.
Krijimi I nje tregu Balkanik ka anet e veta pozitive dhe negative.
Kjo mardhenie nuk mund te jete monopol i nje njeriu qofte Ky Kryeministri.
Ai duhet te jete rezultat i nje gjykimi ekspertesh ekonomik dhe vendimi gjithperfshires pokitik, mbi te gjitha me shume transparence me opinionin publik.
1-Mendimi I eksperteve eshte I detyrueshem per shkak se ai percakton avantazhet dhe disavantazhet tona.
Po ashtu duhet te analizoje sa shqiptaret si komb kudo qe jane kthehem ne faktor i integruar ekonomik dhe me peshe ne te ashtuquajturin treg balkanik.
Po ashtu duhet te vleresojne faktin se ne kete gare te vendeve te Ballkanit per te perfituar nga mbeshtetja e BE per kete mardhenie te re, Sa kompetitive jemi ne si vend.
Deri tani ne kemi deshtuar te terheqim fonde nga BE apo Ne kunder te iniciatives se Berlinit.
Ne asnje nga keto takime qofte edhe per kete te sot min Rama nuk flet per ndonje projekt konkret apo perfitim konkret, pervecse demagogjise dhe shoë-t qe e ka kthyer ne art te mashtrimit.
2- Gjykimi politik eshte i domosdoshem sepse sic kemi interesa ekonomike te perbashketa kemi dhe mardhenie dhe gjykime politike krejt te ndryshme.
Influencat dhe mardheniet gjeopolitike ne Ballkan ndermjet shqiptareve dhe Serbeve jane shume te ndryshme per te mos thene te kunderta.
Keshtu Ne kete kendveshtrim duhet para se kjo mardhenie ekonomike ne cfare pozicionesh e vendos Shqiperine.
Gjykimi politik dhe marveshja e brendeshme politke eshte e domosdoshme edhe per faktin sepse keto jane mardhenie qe tejkalojne mandatet e nje mazhorance dhe nje qeverie, prandaj kerkojne mirkuptim parlamentar.
Ish Jugosllavia eshte nje historine hidhur mardheniesh te komunisteve te bashkuar ne qellime politike dhe te ndare ne interesa pushteti. Ideja e tregut ekonomik rajonal eshte elaboruar heret nga Serbet dhe vellai i Rames Vucic. Prandaj eshte e rendesishme qe kjo ide te mos kete vetem qendrimin e BE por edhe miqeve tane Amerikane si dhe ekspertizen vendase dhebte huaj./Gazeta Express/