Serbia e ka pritur në mënyrë skandaloze Zvicrën, e posaqërisht Granit Xhakën.
E për këtë ka raportuar edhe mediumi i madh zviceran, Blick.
“Veprimet nacionaliste të tifozëve serbë”, është titulli i këtij mediumi
Qysh në nxemje, Xhaka filloi të vërshëllehej nga tifozët serbë, teksa sa herë merr topin ai, nuk ndalen vërshëllimat.
Himni i Zvicrës u vërshëllye po ashtu nga tifozët serbë, shkruan Express.
Vazhdimisht, tifozët po bëjnë thirrje: “Kosova është Serbi” dhe “Kosova, zemra e Serbisë”.
Po ashtu, nuk mungoi as harta e Kosovës me flamurin serb në të dhe me mbishkrimin: Nuk ka dorëzim