Mediat zvicerane nisin presionin

E publikuar: 04/05/2016 11:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka disa ditë që e përditshmja zvicerane “Blick’ zhvillon një presion të paparë kundër lojtarëve të kombëtares së saj me origjinë nga Kosova.

Gazeta në formë diktati iu urdhëron lojtarëve shqiptarë që sa më shpejtë të kumtojnë vendimin e tyre se a do të ikin në Kosovë apo do të mbeten në zviceranen, transmeton “zeri.info”.

Publicisti me banim në Zvicër, Jon Leka në një postim të tij në gjermanishte, kampanjën e ka cilësuar si kosovafobi dhe kampanjë jonjerëzore ndaj lojtarëve shqiptarë.

Ja postimi i tij i plotë:

Që nga pranimi i Republikës së Kosovës në UEFA, gazeta e përditshme bulevradeske «BLICK» zhvillon një kampanjë, deri tani të paqenë, kundër lojtarëve kosovarë të ekipit nacional zviceran: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Shani Tarashaj.

Mesazhi i gazetës është i kristaltë: «Shkoni pra, jeni të zëvendësueshëm», kështu me fjalët e kollumnistit të saj turk Yilmaz. Falimenderit. Po kështu «falenderohen» ksenofobët ndaj të huajve: «Jeni bërë pleq tash për punë të rënda, shkoni pra në shtëpi se na ngarkoni sistemn social.

Substanca e retorikës së BLICK nuk dallon aspak nga ajo e ksenofobëve.