Mediat siriane konfirmojnë vrasjen e Vehabistit shqiptar te Al-Qaeda’s

E publikuar: 05/04/2016 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mesin e 28 të vramëve që media siriane raporton për këtë betejë, janë dhe 5 drejtues të brigadës së lidhun me Al-Qaeda’n.
Nji nga këta të vramë asht 22-vjeçari nga Prizreni Hamdi Krusha, i cili njihej në Siri me pseudonimin Sulejman El-Albani.
Ma tej, gazeta rendit emnat e 10 të vramëve, në mesin e të cilëve, me numrin 9, asht edhe Sulejman El-Albani i Al-Nusrës. Përveç tij, edhe disa prej emnave të tjerë u përkasin kësaj brigade, derisa ka edhe ushtarë të Shtetit të Levantit – ISIL.

Ndërkohë, media të ndryshme vendore raportojnë se familja e viktimës e ka marë lajmin të Dillen mbasdite nga bashkluftarë të djalit të tyne të vramë.
Vrasja e Hamdi Krushës e çon në 50 numrin e kosovarëve të vramë në luftën e Sirisë që nga fillimi i këtij konflikti, derisa edhe zyrtarisht, Ministri i Mbrendshëm e pranoi para nji jave se aktualisht janë rreth 70 kosovarë të angazhuem në këtë luftë.
Gjatë vitit të kaluem, Kosova u rendit e para në Ballkan për nga numri i xhihadistëve në Siri dhe Irak, me rreth 360 shqiptarë që luftojnë përkrah ISIS dhe Al-Qaeda’s, por ministri i Mbrendshëm Skëndër Hyseni tha se tash e 8 muej, asnji kosovar nuk i asht bashkue konfliktit./alahednews.com