Mediat serbe: Tirana u frikësohet sulmeve terroriste

E publikuar: 27/09/2015 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Data 8 tetor e ndeshjes hisotrike, Shqipëri – Serbi po afrohet.

Mediat serbe shkruajnë sot se Federata Shqiptare e Futbollit dhe autoritetet e sigurisë, po punojnë që të parandalojnë ndonjë sulm të mundshëm terrorist.

Sipas gazetës “Sport” në Serbi, këto dy autoritete frikën më të madhe e kanë nga shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë.

“Autoritetet shqiptare kanë filluar të punojnë dhe të bashkëpunojmë me shërbimet e sigurisë, në mënyrë që të parandalojnë plotësisht çdo skenë të pakëndshme. Dhe nga kush ata ndihen të rrezikuar? Nga Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë”, shkruan ‘supersport.rs’.

Sipas këtij portali, shqiptarët janë të vetëdijshëm se çdo incident mund të rezultojë me humbjen e pikëve.