Djali i madh i zv.presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, Beaue 46 vjeçar, i cili kishte shërbyer edhe në Kosovë në kuadër të forcave amerikane të KFOR-it, ka vdekur sot nga kanceri.
Mediat serbe nuk kanë vonuar që t’i hyjnë spekulimeve dhe të ngrisin pyetje nëse ai ka mundur të sëmuret me kancer shkaku i uraniumit të bombave të NATO-s të lëshuara në Kosovë gjatë vitit 1999.
Mediat serbe thonë se nuk përjashtohet mundësia se Beaue e kishte marrë sëmundjen e kancerit në tru në kohën kur kishte shërbyer në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Tutje këto media shkruajnë se këtë dyshim e rrit edhe më shumë fakti se pas vitit 1999 në Kosovë dhe Serbi, vende ku NATO kishte hedhur shumë bomba, janë shënuar shumë raste të sëmundjes së kancerit.
Djali i zv.presidentit Biden gjithashtu ka marrë pjesë edhe në luftën amerikane të pushtimit të Irakut, para se të përfundonte karrierën ushtarake për t’u bërë avokat.