Mediat serbe: Beogradi është afër njohjes së Kosovës

E publikuar: 27/08/2015 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Media beogradase njoftojnë që, sipas burimeve të tyre, Bashkimi Evropian do të hapë kapitullin 35 në negociatat për procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE, më 18 dhjetor të këtij viti.
Kjo kaptinë sipas shumë analistëve serbë nënkupton, në thelb, njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Beogradi zyrtar.

Më tej, raportohet se liderët e BE-së kanë marrë vendim për hapjen e katër kapitujve të parë të negociatave me Serbinë, duke filluar nga ai me i dhembshmi për shtetin serb, kapitullin 35 për Kosovën, kapitullin 32 për kontrollin financiar dhe kapitujt 23 dhe 24 për drejtësinë, sigurinë dhe të drejtat e njeriut.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, i cili u shpreh se marrëveshjet me Kosovën i kontribuojnë stabilitetit në rajon, dhe se janë në të mirën e qytetarëve, kohë më parë kishte theksuar se për qeverinë serbe dhe për vet atë hapja e kapitullit 35 është një kafshatë e hidhur për t’u kapërdirë.