Rrjeti televiziv rus, Russia Today, e cila është në pronësi të Qeverisë ruse, protestën e mbrëmshme të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje e ka përcjëllë në kohë reale
Russia Today, në shkrimin e titulluar “Policia në Kosovë përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e të djathtës ekstreme, të cilët kërkojnë lirimin e liderit opozitar”, ka raportuar se si protestuesit kanë vandalizuar stacionin kryesor policor në Prishtinë, ku po mbahej dhe po merrej në pyetje ish-lideri i Vetëvendosjes, deputeti Albin Kurti, për shkak se javën e kaluar hodhi gaz lotsjellës brenda Kuvendit të Kosovës. /lajmi.net/
Russia Today, ka cituar Radio dhe Televizionin Serb, teksa “protestuesit kanë paralizuar qytetin e Prishtinës, ku janë djegur disa vetura të Prokurorisë së Shtetit dhe është thyer dera e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila udhëhiqet nga Hashim Thaçi”.
RT të gjithë shkrimin për Kosovën e përcjellë me fotografi dhe me video.
“Me qëllim të shmangies së përplasjes së mëtejshme me protestuesit, Policia e Kosovës ka liruar Kurtin”, shkruan RT, transmeton lajmi.net.
“Nëntëdhjetë për qind e popullsisë 1.8 milionëshe të Kosovës janë me etni shqiptare. Që prej vitit 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, Kurti ka qenë figura kryesore e opozitës, i cili kundërshton dialogun e Prishtinës me Beogradin. Ai ka qenë më i zëshmi sa i përket marrëveshjes së Brukselit, ku Kosova ka pranuar që të jap më shumë të drejta financiare dhe legjislative komunitetit serb”, përfundon shkrimin Russia Today.