Mediat italiane: Shaqiri te Stoke City për 17 mln Euro

E publikuar: 01/07/2015 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lajmi ka ardhur si një rrufe në qiell të hapur.

Historia mes Interit dhe Xherdan Shaqirit e nisur me aq entuziazëm në Janarin e kaluar mund të ketë mbërritur në ditët e saj të fundit. Në drejtim të futbollistit të lindur në Gjilan mbërriti në orët e mesditës një ofertë e Stoke City-t. Klubi anglez kërkon blerjen përfundimtare të kartonit të Shaqirit dhe ka shfaqur gadishmërinë për t’i vënë në pjatë për të Interit 17 milionë Euro plus bonuset.

Një shifër e rëndësishme të cilën Interi po e merr seriozisht në konsideratë, edhe pse Shaqiri shpesh është etiketuar si një ndër lojtarët ku mbështetet projekti i së ardhmes. Pengesa më e rëndësishme për realizimin e këtij transferimi, sic bëjnë të ditur mediat italiane, është vetë Shaqiri që duket se nuk e preferon destinacionin Anglez. Gjithmonë duke iu referuar mediave italiane disa agjentë të Interit do të takohen me Xherdanin apo personat pranë tij për ta bindur për këtë transferim. Ofertat nga Anglia në fakt nuk janë të reja për Shaqirin pasi për të ka shfaqur interes të fortë dhe Evertoni por futbollisti deri më tani e ka snobuar Premier Leage duke preferuar Serinë A dhe futbollin italian.