Takimi i luajtur ne “Loro Boriçi” mes Shqipërisë dhe Spanjës ka tërhequr vëmendjen e disa prej mediave më prestigjoze të planetit. Sigurisht që në Spanjë i kanë kushtuar suksesit të Iberikëve një hapësirë të madhe, duke veçuar paraqitjen e skuadrës së Lopeteguit. “AS” shkruan se fakti që fusha ishte e rrëshkitshme, e ndihmoi Spanjën të luante më rrjedhshëm, duke dominuar gjatë këtij 90 minutëshi me 70 % të kontrollit të topit. “Ishte një fitore që erdhi pas shumë vështirësive por në fund të 90 minutëshit triumfoi skuadra më e mirë. Një fitore që do të ishte fantastike nëse Italia nuk do të kishte bërë të njëjtën gjë në Maqedoni”, thekson e përditshmja madrilene që shton në fund se Shqipëria që bëri mrekullinë duke u kualifikuar në Euro 2016, nuk arriti t’i bënte ballë furisë së kuqe. Për versionin online të gazetës “Marca”, ishte Spanja që bindi në fushë duke mos i dhënë asnjë mundësi kundërshtarit. “Ekipi i Lopeteguit zhvilloi një ndeshje të disiplinuar ku golat e Diego Costas dhe Nolitos vendosën fatin e takimit, ndërsa Shqipëria iu pëergjigj thirrjes së De Biasit për të vendosur autobusin përpara portës. KJo skemë funksionoi deri në gabimin e Berishës”, nënvizon Marca. Gazzetta Delo sport thekson se Muri i ndertuar nga De Biasi rezistoi deri në minutën e 55 dhe për ta thyer Spanjes iu desh te perfitonte nga nje gabim individual. “Spanja në krye të Grupit bashkë me të kaltërit, Shqipëria nokdaun”, shkruan Corriere dello sport. “Daily mail” ne versionin online ve theksin ne paraqitjen pozitive te Berishes ne pjesen e pare, i cili ruajti porten te paprekur pas tentativave te Thiago Alcantaras dhe Nolitos. “Spanja kalon Shqiperine ne ndeshjen e grupit G. Djemte e Lopeteguit kontrolluan sfiden por luftuan shume per te thyer rivalet e organizuar mire. Nje gabim i Berishes i dha mundesine Diego Costas për të zhbllokuar sfidën”, shkruan faqja zyrtare e UEFA-s. Ndërkoë, FIFA shkruan se fitorja e Spanjes erdhi vetem fale nje gafe te Etrit Berishes duke eklipsuar paraqitjen pozitive të 45 minutëshit të parë ku u mohoi iberikëve golin.


















